Olti Curri ka reaguar pas deklaratës së autores Olsa Muhameti e cila mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” u shpreh për gazetarin se ai nuk punon.
Ashtu si dhe pritej e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Oltit i cili e krahason Oltën me Linda Morinën, teksa më tej shton se të punosh nuk do të thotë të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndrushme, por sipas tij ka edhe punë të tjera dinjitoze dhe më të ardhura shumë të mira.
Foli edhe Olsa, sa e lezetshme që është. Olsa është Linda Morina e autorëve shqiptarë. Keni parasysh që Arian Çani fton Aurela Ggaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtare, fton edhe Linda Morinën dhe e prezanton edhe atë si këngëtare. Edhe Olsën e prezantojnë si autore dhe kujton se është autore. Autorë janë edhe Dalina Buzi, Zefina Hasanin , Rezart Agën. Dhe e beson ajo, kujton se është autore. Por ka ngatërruar diçka, të punosh nuk do të thotë vetëm të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndryshme. Ka edhe punë të tjera dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura”, tha ai në një “InstaStory”.
I gjithë ky debat pati zanafillën në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme ku autorja e disa programeve televizive u pyet nëse në vilën e meshkujve, do ta tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin. Ajo zgjodhi atë të parin teksa për blogerin u shpreh se nuk punon dhe se merret me llafe.
“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo. Nëse nuk punon nuk ke të drejtë të komentosh të tjerët”, tha ajo.