Varianti Omicro zyrtarisht u konfirmua sot në Shqipëri. Drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat kundër COVID-19. Ajo theksoi se në Shqipëri mbizotëron varianti Delta. Në dy javët e fundit kemi një rënie të incidencës së infektimeve dhe qëndrueshmëri të hospitalizimeve.

Nga ISHP pas dërgimit të monstrave të dyshuara për variante të tjera kanë konfirmuar nga laboratori në Gjermani të dy rasteve të Omicron në Shqipëri. Në bazë të hetimit epidemiologji të dyshimeve, u konfirmuan edhe diagnozën laboratorike. Ndërkohë që në Shqipëri mbizotëron varianti Delta. Për incidencën javore kemi një rënie.

Përsa i përket numrit të rasteve javore jemi te 284 raste javore. Situata po monitorohet përsa i përket hospitalizimeve. Kemi një qëndrueshmëri të rasteve të hospitalizuara. Duke qenë se kemi prezencë të Omicron dhe mbizotërim të Deltës, masat, higjiena dhe minimizimi i grumbullime duhet të respektohen, paralelisht me vaksinimin. Qytetarët të vijojnë vaksinimin” tha ajo.