Një operacion policor me urdhër të SPAK, po zhvillohet në kryeqytet, ndërsa është ndaluar edhe ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani.
Burime bëjnë me dije se Breçani po shoqërohet drejt Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, bashkë me 11 persona të tjerë. Mes të arrestuarve ka edhe policë të tjerë.
Burime bëjnë me dije se hetimet po ndiqen nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara.
Nuk dihen akuzat që rëndojnë mbi ta, ndërkohë, pritet të dhëna zyrtare për këtë operacion që është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
Vijon ….