Dhe nuk ka asnjë lajm ngushëllues për gjendjen e tij. Gjimshiti iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e së hënës dhe mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në fushë vetëm pas 30 ditëve, pra një muaj mungesë.

Një mungesë e madhe për Kombëtaren shqiptare jo vetëm për sfidën ndaj Polonisë, por edhe për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të nëntorit, kundër Anglisë dhe Andorrës. Mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm dhe Reja do të duhet të gjejë zëvendësin e duhur.

Jo vetëm Shqipërinë do të jetë mungesë e madhe, por edhe për Atalantën, ku Gjimshiti do të mungojë në dy sfidat e Champions League kundër Manchester United. Mendohet se Gjimshiti do të jetë gati në sfidën e 20 nëntorit në shtëpi ndaj Spezias. Një humbje e madhe për Atalantën, që ka të dëmtuar edhe Gosens, Pessina dhe Hateboer.