Gjykata konfirmoi këtë të mërkurë masën “arrest në burg”, për Ilir Metën, ish-presidenti u dërgua në burgun “313”. Në “Ora e Fundit” në ABC News avokati Edmond Petraj komentoi vizitën e Presidentes së KE në Tiranë Ursula von der Leyen në Tiranë, duke thënë se është një mbështetje shumë e rëndësishme, duke shtuar se Shqipëria ka treguar progres në rrugën e sa drejt BE.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek arrestimi i Metës, ndërsa nënvizoi se tashme vendi ka arritur “në një pikë kulmore”, pasi dy liderë të opozitës, njëri është në burg, dhe tjetri shtoi ai: “duke kënduar ezanin”.

“Është një mbështetje pozitive për Shqipërinë dhe ne na intereson integrimi. Është një vlerë e jashtëzakonshme dhe një mbështetje e jashtëzakonshme. E shoh si një progres. Ka arritur pika kulmore dhe dy lider të opozitës, një e kemi te 313 dhe njërin e kemi duke kënduar ezanin”, tha ai.

Më tej ai theksoi se opozita sot e ka humbur misionin e saj.

“Opozita vërtet nuk ka mundësi të flasë në Parlament, sepse ka për qëllim vetëm të bëjë rrëmujë. PD duhet të reformohet”, tha Petraj.

Nga ana e tij gazetari Artur Nura u shpreh se në vizitën  e saj presidentja e KE-së, foli për pjesën më të vështirë të detyrave të shtëpisë që ka Shqipëria.

“Shefi më i madh i BE ishte në Tiranë. Von der Leyen foli për 2025 për grup-kapitullin, për pjesën më të vështirë të detyrave të shtëpisë që ka Shqipëria. Dhe kush e di rastin e Kroacisë ajo mori vrull të shpejtë pasi arrestoi ish -kryeministrin. Kemi praktikat Perëndimore që i kemi parë. Gjithashtu Von nder Leyen pas konferencës inauguroi Kolegjin e Europës dhe kjo është një arritje.”, tha ai.

Më tej gazetari Artur Nura u shpreh: “SPAK, “partia” me më shumë besueshmëri. Sistemi i drejtësisë, drejtësia e re është ajo që po ndëshkon Metën”.

/abcnews.al/