Në Bashkinë Memaliaj, kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Abedin Malaj.
Malaj ka arritur të marrë 1060 vota, sakaq kandidati i PS-së, Gjolek Myslym Guci ka deri më tani 803 vota.
Sipas informacioneve të KQZ-së, janë numëruar 10 QV nga 27 në total.
Bashkia Memaliaj, është e vetmja ku në krye me votat është opozita.
Kujtojmë se Partia Socialiste, ka fituar Bashkinë e Kamzës, Vorës, Elbasanit dhe Pustecit.
