Rritja e çmime në Shqiperi ka prekur çdo shtresë të shoqerisë. Nuk janë vetëm pensionistet dhe shtresat vulnerabël ata më të prekurit por e gjithë popullata përfshirë edhe ata që kanë një punë fikse. Arsimtarët duket të jenë ndër më të prekurit nga rritja e çmimeve dhe këto pushime verore kanë preferuar të mos i kalojnë si vitet e tjera por të trembur nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve ata kanë vendosur të punojnë në sektorë të ndryshëm kryesisht në jug te Shqipërisë si punonjës shërbimi apo edhe në biznese artizanale.
Prej kohesh arsimtaret në Shqiperi nuk janë të vlersuar dhe ndërkohë që çmimet janë rritur pagat kanë mbetur të njejta .Të pyetur qytetarët Elbasanas për Egnatia News shprehen se për këtë kategori qeveria duhet te vlerësojë mundësine e rritjes së pagave.

Prej kohësh në Shqipëri pagat e arsimtarve kanë mbetur të pandryshuara edhe pse çmimet dita dites janë duke kaluar ne stratosfere./ Egnatia news