Keqtrajtimi i fëmijëve është një fenomen që vijon të jetë shqetësues në Shqipëri. Dështimi në ndërmarrjen e veprimeve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve mbetet sfidë .
Sot janë të shumta rastet e femijëve të cilet janë të detyruar nga prinderit apo persona te tjerë për te dalë ne rruge për të lypur apo të bëjnë punë të rënda. Abuzimet jane te ndryshme duke filluar nga ai emocional e cila eshte forma me e zakonshme. Ne rruget e qytetit te Elbasanit ndeshesh me shumë femije te mitur te cilet ndryshe nga shumë moshatare te tyre dalin ne rruge te detyruar nga prinderit per te punuar. Ata mund ti shohesh ne cdo moment edhe ne ditet me te nxehta dhe kur reshjet jane te dendura. Papunësia mbetet shkaku kryesor qe prinderit abuzojne me femijet e tyre, duke i detyruar te kryejne pune nga me te ndryshem. Te pyetur per Egnatia News qytetaret shprehen se ne qytet dita dites eshte duke u rritur numri i femijeve te cilet jane te abuzuar nga prinderit e tyre dhimbja per to eshte teper e madhe, por jane te pafuqishem per te ndryshuar situaten. Per ta papunsia mbetet shkaku kryesor qe prinderit abuzojne me femijet e tyre te mitur duke i detyruar te dalin ne rruge.

Ka shumë arsye dhe faktorë se përse një i rritur keqtrajton një fëmijë. Prindërit për shembull, mund të jenë krejtësisht të pandërgjegjshëm lidhur me forcën që përdorin kur kufizojnë fëmijët e tyre. Një arsye tjetër është edhe mungesa e njohurive lidhur me metodat disiplinuese positive alternative, që e bën ndëshkimin të kufizohet vetëm në ashpërsi dhe  ndëshkim fizik.