Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, u ka mbërritu një mesazh nga grupi i Rithemelimit pak para mbledhjes.

Anëtarët vihen në dijeni se 4446 delegate te Kuvendit Kombëtar rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës. Me anë të mesazhit, anëtarëve të Këshillit Kombëtar u kërkohet të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar

4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike dhe 44000 anetare te saj me vendimet e tyre historike kane vendosur te marrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie per t’i hapur rruge rithemelimit te saj!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar te mos behen pjese e pengmarrjes se PD dhe te lexojne e respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Opozita nuk eshte as vule dhe as brave por vullneti i demokrateve i shprehur qarte me vote ne referendumin historik te dt 18 Dhjetor!

Sot eshte dita per t’ju bashkuar vullnetit te sovranit dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Komisioni i Rithemelimit