Edhe pak çaste na ndajnë nga nisja e ndeshjes Itali-Zvicër në stadiumin Olimpik të Romës.
Në kryeqytetin italian kanë mbërritur rreth 4 mijë tifozë zviceranë që me thirrjet e tyre kanë ndezur rrugët e Romës.
Është kjo një nga ndeshjet e rradhës të grupeve te vendeve pjesëmarrëse në Kampionatit europian UEFA 2020.
Në historinë futbollistike, Kombëtaret e futbollit Itali Zvicër janë takuar bashkë 58 herë, ku në 28 ndeshje fitorja i ka shkuar të kaltërve, 22 ndeshje kanë përfunduar në barazim e 8 herë ka fituar Zvicra.
Lideri i Partisë Lidhja, Matteo Salvini i është bashkuar tifozerive të dy skuadrave në Piazza del Popolo të Romës e ka kaluar disa çaste mes tyre e në shoqërinë e një xhokeljeri futbolli.
ora news