Ashtu siç ka premtuar më herët, motra e Ergi Dini ka publikuar ditën e sotme një tjetër këngë që artisti i ndjerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.

Në një postim në Instagram, Barbana Dini tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Duke qenë se ky projekt nuk ka qenë i xhiruar, Barbana është përpjekur që këngën ta përshtatë me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.

icon style