Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, pak çaste më parë. Pamje të ngjarjes janë publikuar në facebook nga një qytetar i cili ka qenë aty në momentin që ka ndodhur çdo gjë.

Sipas informacioneve që ai jep, një vajzë ka mbetur e lënduar, teksa shihet qartë edhe në video. Vajza po nxirret nga makina dhe po i jepet ndihma e parë.

Ndërkohë nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes.