Një burrë është vendosur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar brutalisht, pa asnjë arsye, një grua.

Mediat e huaja shkruajnë, se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në Los Angeles. Pamjet e sigurisë shfaqin fillimisht gruan, e cila është duke furnizuar makinën me lëndë djegëse, ndërkohë, aty pranë afrohet një tjetër makinë.

Nga mjeti, del një burrë, i cili me ngadalë afrohet drejt gruas. Sapo i afrohet pranë, burri nis ta godasë atë në kokë e fytyrë, pambarimisht. Arsyeja e shkaku nuk bëhen të ditura, ndërsa mësohet se policia është vënë në kërkikm të autorit.