Pak çaste më parë, një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit ku si pasojë e një konflikti me thika, janë plagosur dy vëllezër , përkatësisht 19 dhe 23 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli, ndërkohë që mësohet se 19 vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operimit.

Nga informacionet që kanë ardhur në redaksinë e Fax News, mësohet se njërit prej vëllezërve të plagosur i kanë prerë veshin.

Pamjet e rënda të siguruara tregojnë se sherri i ndodhur ka qenë brutal, dhe të plagosurit që aktualisht gjenden në spitalin e Durrësit, kanë humbur shumë gjak.