Nuk mjafton vetëm testi negativ për të hyrë në Malin e Zi, duke filluar nga data 2 janar 2022.

Shteti fqinj ka vendosur të ndryshojë rregullat në kufi me Shqipërinë, duke bërë të detyrueshëm certifikatën e vaksinimit, si dhe vërtetimin që personi ka kaluar Covid-19, ose të ketë testin Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.