Kryeministri Edi Rama dy ditë para Vitit të Ri ishte në Bubq për të dorëzuar disa nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as batutat banale duke u tallur me krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike. Rama paralajmëroi banorët të kenë kujdes nga bravat dhe çelësat k*pil duke ironizuar dyshen Basha-Berisha.

Por Rama doli nga vetja duke thënë se qeveria e tij është më e mirë se Italia për të cilën tha se ka 15 vite që nuk po ndërton shtëpitë e shtetasve të tyre.

Edi Rama gjatë fjalës në Bubq:
Të krijojmë mundësi më të mira se ato që kishin njerëzit para tërmetit. Disa familje nga fshati ishin larg shërbimeve dhe fëmijët niseshin për të bërë rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë, kurse të moshuarit bënin rrugë të gjatë për qendra shëndetësore apo shërbim administrativ, tani i kemi të gjitha këtu në këto banesa të reja. Çdokush donte ta kishte këtë banesë dhe jo çdokush e ka këto banesa edhe në Tiranë. Edhe shkolla e re është një ndër 20 në Bashkinë e Durrësit që po ndërtohen nga e para.

Hapësirat ktheheni në vende të bukura dhe të gjelbëruara pasi banesat nuk kanë vetëm muret por edhe oborret dhe të gjitha këto që janë të gjelbëruara dhe me mjedise publike do të behet diçka edhe më e bukur se kjo që shohim sot. Kujtoj shumë mirë takimet e para dhe sytë e zbrazur nga cdo shpresë, edhe një konflikt që ishte i revoltuar se do ti prishej shtëpia që kishte dhe ishte agresiv dhe thoshte se ne nuk do të ndërtonim asgjë por do të shtonim peshën e përgjegjësisë.

Pandemia na detyroi të bëheshim si një film fantastikoshkencor dhe prandaj ne u vonuam të ndërtonim shtëpitë e reja. Dolëm përtej afatit për këtë arsye. Pyesni njerëz në Itali sa vite kanë qe presin nëpër kabina që presin të kthehen në shtëpi 10-15 vite dhe akoma nuk e kanë shtëpinë e tyre. Edhe kur të kthehen në shtëpi nuk do ta kenë falas, ne nuk ngarkojmë familjet me asnjë qindarkë kredi e butë por ne e japim falas dhe është e drejta juaj ta shisni ta trashëgoni. Vetëm doja të thosha kujdes nga bravat, bëni kujdes nga çelësat ose e thënë shqip kujdes nga çelësat kopil. Kujdesni nga çelësi që të ngel në derë”, tha Rama