Një ngjarje e fundit ka alarmuar Parisin, vetëm pak orë përpara ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike.
Një person është ngjitur në Kullën Eiffel, duke i alarmuar të gjithë banorët që ndodheshin aty, të cilët u evakuuan menjëherë nga zona. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, teksa policia është vënë menjëherë në lëvizje.
Bëhet e ditur se Kulla Eifel nuk do të përdoret në ceremoninë e mbylljes, e cila do të mbahet në Stade de France dhe do të nisë rreth orës 21:00.
Sipas Associated Press, më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Parisin dhe zonat përreth për të mbikëqyrur ngjarjet përfundimtare olimpike dhe ceremoninë e mbylljes.
Top Channel