Elbasani vijon të mbetet qark me numër të lartë të papunësh

Papunësia vazhdon të mbetet një problematikë e qytetit në Elbasan. Sipas shifrave të publikuara nga Zyrat e Punës dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit të punësimit të qarkut të Elbasanit, nuk kemi një rritje të të punësuarve, por kemi një ulje të ndjeshme të të punësuarve.

Shume nga qytetaret shprehen se për shkak se nuk arrijnë të gjejnë një punë shumë prej tyre zgjedhin që të largohen dhe të emigrojnë jashtë vendit.Kjo problematika është më e madhe në bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqinit, të cilat kanë numrin më të madh të të papunëve.

Sipas Zyrës së Punësimit në Elbasan vendet e lira për punë janë rreth 1461, që i përkasin përgjithësisht profesioneve dhe minimalisht kërkohet arsimi përkatës.