Home ELBASANI SOT PAPUNËSIA NË ELBASAN/ QYTETARË: JEMI TË PASHPRESË

PAPUNËSIA NË ELBASAN/ QYTETARË: JEMI TË PASHPRESË

68

Me orë të gjata presin pas zyrës së punës

Në qarkun e Elbasanit ashtu si edhe në shumë qarqe të tjera papunsia vazhdohen të mbetet një nga problemet sociale më të mëdha që shqetëson qytetarët. Sipas shifrave zyrtare numri i të papunëve po vjen duke u rritur dita ditës.

 Çdo ditë në zyrën e punës sheh qytetarë të shumtë të cilët paraqiten në kërkim të një pune. Një pjesë prej tyre punojnë edhe në të zezë, për të siguruar përditshmërinë.

Rradha e gjatë në zyrat e punës në Elbasan tregon për numrin e lartë të të papunëve që ka Elbasani.

 Qytetarët qëndrojnë në pritje me orë të tëra,për të  siguruar një aplikim me shpresën se do ta fitojnë një vend punë.

Ata thonë se prej kohësh enden në kërkim të një pune pasi jetesa është në kufijtë e mbijetesës dhe përveç kësaj janë sorolltuar duke mos marrë atë që kërkojnë dhe i kanë nxjerrë shumë pengesa.

Rritje të papunësisë kanë patur të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, Gramshi, Librazhdi dhe Peqini. Me rritjen e çmimeve javët e fundit qytetet e papunësuar ndihen akoma dhe më të pashpresë.