Home AKTUALITET KULTURË Para jush, tendencat e viteve ’60 që mund t’i përfshini në gardërobën...

Para jush, tendencat e viteve ’60 që mund t’i përfshini në gardërobën tuaj

120

Moda e viteve ’60 është ajo që përfaqëson ndjenjën e lirisë në mënyrën e të veshurit.

Fundet që ishin të gjata, u shkurtuan dhe shkuan mbi gju, ndërsa xhinset zunë vendin e pantallonave “capri”.

Shumë emra të njohur të stilit si Brigitte Bardot dhe Jacqueline Kennedy Onasis, kanë qenë ndër emrat që kanë shërbyer si burim frymëzimi, të cilët kanë inkurajuar njerëzit që të eksperimentojnë në lidhje me stilin personal.

Ju njohim me tendencat më të nxehta të viteve ’60 që janë rikthyer sërish.

Minifundet mund të vishen më së miri në vjeshtë me një triko dhe balerina klasike ose me çorape dhe “loafers”.

Për këtë sezon mund të kombinoni bluzën me xhinse dhe atlete ose me një fund maxi.

Ky aksesor thelbësor i viteve ’60 mund të bëhet i preferuari juaj, për flokët ose qafën. Po ashtu mund ta vendosni në dorezën e çantës tuaj, për një pamje të plotë të veshjes tuaj.

Tendenca e viteve ’60, xhinset dhe pantallonat e stampuara mund t’i provoni në kombinim me diçka minimale, si xhaketa sportive e thjeshtë.

Çantat më in të viteve ’60 u rishfaqën si një nga stilet më të lakmuara të çantave të vitit 2021. Nëse keni mundësi, investoni në njërën prej tyre.

icon style