Paul Pogba shuan çdo ëndërr të Real Madrid dhe Juventus, dy klube që shpresonin të siguronin shërbimet e tij në fund të këtij sezoni. Pas shumë thashethemeve dhe lajmeve të ndryshme në lidhje më të ardhmen e tij, Paul Pogba me sa duket ka vendosur se ku do të vijojë karrierën.

Nga Spanja zbulojnë se Pogba ka zgjedhur PSG, skuadër më të cilën ka firmosur edhe një para-kontratë. Në këtë garë fituan milionat e PSG por dhe dëshira e lojtarin për tu rikthyer në vendin e tij.