Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.