Ashtu siç ishte paralajmëruar sot kanë nisur punimet për vendosjen e traut elektronik ne hyrje te parkut te Divjakës. Denoncimi ka ardhur nga deputetja e PD Ilda Dhori. Çdo qytetar duhet të paguajë një tarifë prej 50 lekësh për të hyrë në zonën e mbrojtur. Ndërkohë tarifa ndryshon sa i takon mjeteve të transportit, ku nis me 150 lekë deri në 500 lekë të reja.
Ndërkaq deputetja e PD Ilda Dhori ka bërë edhe thirrje për protestë, duke kundërshtuar vendosjen e kësaj tarife, që rëndon edhe më tepër xhepat e qytetarëve.