Këngëtarja Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme në Angli. Ajo është grabitur në mes të Londrës dhe këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtarja.

Përmes një video në Instagram, Ronela ka zbuluar se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

“Më kanë vjedhur të gjitha lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam një identitet. Kam gjithësej vetëm 4 paund.

Më morën të gjithë lekët e koncertit, të gjitha lekët i kisha me vete. Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, thotë ajo.