Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Umbertide të Italisë për drogë. Media italiane Umbria 24 shkruan se shqiptari u kap me armë dhe drogë në makinë. Në momentin që shqiptari ka parë patrullën e policisë ka ndaluar dhe është munduar që të kthejë mjetin e tij për tu larguar nga rruga.

Por efektivët e kanë ndaluar dhe për shkak të sjelljes së dyshimtë të shqiptarit kanë nisur kontrollet. Pas gjetjes së 1 kg marijuanënë makinë, karabinierët kanë nisur kontrolle dhe në banesën e tij. Në të kanë gjetur një armë e kalibrit 6, së bashku me municione të tjera të kalibrit P38 dhe 12.