Zjarri në Parkun e Llogarasë vijon të jetë aktiv. Edhe pse dita e sotme po punohet me forca të shtuara të ushtrisë dhe zjarrfikëses, zjarri po merr akoma terren.

Në zonë vetëm një helikopter, ndërsa vet autoritetet e shikojnë me pesimizëm shuarjen e flakëve. Rreth 300 vetë janë aktualisht në majë të malit. Ndërsa kanë mbërritur në Llogora edhe grupi i punës nga Ambasada Amerikane.

Grupi nga Ambasada amerikane kanë ardhur për të vlerësuar situatën. Pas një inspektimi të shkurtër në Llogora, ekipi është nisur në fshatin Gjorm.