Dhoma e deputetëve miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, “për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit”.

Marrëveshja hyn në fuqi në datën e rënë dakord mes palëve dhe mbetet në fuqi për 5 vite me mundësi rinovimi në heshtje përveç rastit kur njëra prej palëve nuk e dëshiron më një gjë të tillë.