Tabaku: Disa e kanë seriozisht parlamentin. Vijmë të flasim të diskutojmë e debatojmë. Javën e kaluar iu hoq fjala gjysmës së deputetëve. Parlamenti s’mund të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës s na e hiqni dot. Sot kemi nevojë për transparencë. Ofroini qytetarëve të vërtetën. Heqja e fjalës është antikushtetuese. Askush s ka të drejtë të heqë të drejtën e fjalës. Kërkesën për mocion unë besoj na takon konferencës të mblidhemi të diskutojmë. Ligjet e tjerë për florën, faunën etj, janë shumë të rëndësishme,por lëri deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.

Nikolla: Kur vjen kërkesa, janë tre ditë për të thirrur Konferencën e Kryetarëvë. Kërkesa ka ardhur dje. Rregullorja e përcakton qartë. Interpelanca është future në pikën e parë të rendit të ditës. Ndaj mos mbajmë ligjërime sikur medemek po respektojmë rregulloren.