Përmes një interviste të dhënë për News 24, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, foli në lidhje me zhvillimet e fundit në PD, si dhe protestën e thirrur nga zoti Berisha më 8 janar.

Alibeaj u shpreh se ardhjet teatrale në seli të deputetëve të PD-së, të cilët provojnë dyert e kyçura është ndoshta krijimi i një përpjekje për një mësymje të mundshme. Deputeti theksoi se selia po qëndron e mbyllur, për shkak të punimeve që po kryhen në ambientet e brendshme dhe të jashtme të saj.

Ai i përkufizoi zhvillimet në PD, jo si një përçarje por si një shkëputje nga e shkuara.

“Kuptohet që është një lëvizje që s’ka lidhje me të qenit në politikë. Për të ndodhur largimi i Ramës që është misioni i opozitës, është që të ketë në krah aleat sa më të fortë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kuvendi i datës “18 Dhjetor” vendosi që të gjithë personat e dizenjuar “non grata” nuk mund të mbajnë funksione publike në PD. Ky duhet të jetë një standard moral që çdo parti politike duhet të ketë. Je një parti politike që synon të vish në qeverisje, atëherë duhet të japësh sinjale të forta, të dhimbshme në interesin e të gjithë demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Kjo është ajo që ndodhi në 9 shtator. Zoti Berisha u zotua se do ta linte jashtë demokratëve hallin e tij personal, në një periudhë 3 mujore bëri një kthesë 180 gradë dhe kërkoi që hallin personal t’ia përvishte demokratëve dhe të bëjë protestë kundër partisë së tij. Duke shfokusuar në këtë mënyrë vëmendjen nga aksioni opozitar, nga masakra zgjedhore, nga inceneratorët, nga skandali i pagave e të tjerat me radhë.

Synimi është i thjeshtë, mbro kokën tënde.

Në atë seli futen të gjithë demokratët, në fakt ajo se çfarë është luftë politike nuk bëhet vetëm në seli por bëhet kudo, aq më shumë e atyre që janë të zgjedhur deputet. Nëse vjen në seli me synimin për të delegjitimuar institucionet, kjo nuk i shërben demokratëve. Lufta bëhet në parlament, keni parë ju të jenë ata në parlament. Një pjesë tjetër e kolegëve të mi që ishin anëtarë Kryesie, braktisën detyrën më 11 dhjetor me atë vendimin fantazëm që “shkarkojmë Këshillin Kombëtar, shkarkojmë Kuvendin”, është një akt kuptimplotë që ti nuk e njeh më partinë si institucion, madje dhe kontributin tënd. Ardhjet triumfaliste, teatraliste, për të trokitur te dera për të treguar që dera është e mbyllur dhe për të shpërndarë mesazhin që na është bunkerizuar partia, në të vërtetë kjo nuk është kështu, është krijimi i një prapaskene për një mësymje aspak të hijshme. Ne nuk i trembemi hiç kësaj. Nuk do të doja kurrë të riktheheshim në mësymjet brutale të shkelmimit të dyerve në prezencën e kolegëve të mi. Këto janë skena që duhet t’ia kursejmë vetes. Çfarë shije u lëmë ne atyre demokratëve të papunë dhe pashpresë, kjo është opozita? Për të treguar që hajde të mësyjmë. Bunkerizohet PD-ja vetëm në një mënyrë kur aleatët tanë, SHBA-ja, BE-ja të izolojnë të shpallin “non grata””, tha Alibeaj.© Panorama.al

Te lidhura

alibeaj

“Partia bunkerizohet po të izoluan SHBA dhe BE”- Nënkryetari i PD: Ardhjet teatrale të kolegëve janë krijimi i një prapaskene për një mësymje

60221346_303

Analiza në DW: Demokracia amerikane në rrezik!

dj dagz ariana berisha1

“Me X personin …”- Dj Dagz romancë me Einxhel Shkirën, reagon ish e dashura e tij: E kotë të merrem me të, e kam lëshuar nga duart

MIRLIND-DAKU

EKSKLUZIVE/ Partizani po negocion me ish-sulmuesin e Kukësit, zbardhet plani i “demave”

joe biden

Presidenti amerikan Joe Biden në 1-vjetorin e sulmit në Capitol: Kundër shndërrimit të dhunës politike në normë