Jenifer Lopez është parë në Miami me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony. Para pak ditësh ajo u arratis drejt Floridas me një tjetër nga ish-at e saj, Ben Affleck, me të cilin po përflitet për një rikthim këto kohë.

Askush nuk e priste që Jennifer të shfaqej në të njëjtin vend edhe me Marc, ndaj fotot e tyre kanë bërë xhiron e rrjetit. “Daily Mail” ka publikuar foto ekskluzive të tyre, ku Jennifer dhe Marc shihen duke ngrënë drekën bashkë në një hotel në Miami.

“Shumë njerëz që ishin në hotel e njohën Jennifer dhe ajo dukej shumë e lumtur e ishte ishte shumë e sjellshme me të gjithë që ju afruan. Ata të dy porositën kafe”, tha një burim për “People”.

Thuhet se Jennifer dhe Marc kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për 2 orë. Në fakt këto foto nuklënë vend për dyshime, sepse Lopez dhe Anthony kanë treguar se vazhdojnë të ruajnë raportet e mira pas ndarjes e për më tepër kanë dy fëmijës bashkë.

Ata të dy kanë qenë të martuar bashkë nga viti 2004-2011. Në korrik të 2011-s ata morën një vendim shumë të vështirë për t’i dhënë fund martesës. Dyshja janë prindër të binjakëve 13-vjeçarë Emme dhe Max.