Një ndër fotot që bëri xhiron e rrjetit ishte ajo e moderatores së sportit, Albana Bejko në shoqërinë e djalit të kryeministrit, Greg Rama. Pas këtyre imazheve të publikuara, u aludua se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri. Dyshja u fotografuan teksa ndiqnin ndeshjen derbi nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Pas dyshimeve për një romancë dashurie mes tyre ka reaguar moderatorja, e cila duke folur për emisionin “Expuls” në Rtv Ora tregoi të vërtetën e saj lidhur me fotot.

Sipas Bejkos ajo dhe Gregu janë thjesht miq shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë, pasi në të kundërt ajo nuk do të shfaqej me partnerin e saj në stadium, ku dihet që e shohin të gjithë.

“Të pashqetësuar për kamerat, pikërisht për këtë arsye sepse jemi thjesht miq. Unë jam shumë private sa i përket gjërave të mija personale dhe nëse do të ishte e vërtetë nuk do të zgjidhja të shkoja me partnerin tim në një ambient pune. Sepse stadiumet praktikisht janë ambientet time te punës. Ne jemi miq prej kohësh edhe kemi parë një ndeshje kjo është e gjitha. Jo nuk jemi asgjë”, u shpreh Albana Bejko duke i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave.