Rikthimi në normalitet i Parlamentit riktheu nga opozita dhe çështjen e mbetur pezull, atë të mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka. Opozitarët zyrtarisht i kërkuan të hënën kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mblidhte sa më shpejtë Konferencën e Kryetarëve, për të çuar çështjen e mandatit në seancë.

Kjo për të autorizuar Gjykatën Kushtetuese të bëjë interpretimin përfundimtar, nëse Xhaçka mund të mbaj mandatin e deputetes pasi bashkëshorti i saj është shpallur kohë më parë investitor strategjik.

Por kryeparlamentarja Nikolla i ka dhënë një përgjigje, që nuk kënaq pritshmëritë e opozitarëve. Çështja e Olta Xhackës do të vijojë të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit pasi Nikolla në përgjigjen për Bardhin thotë se çështja nuk është në objektin e Konferencës së Kryetarëve, por e delegon tek dy organe të tjera, pot ë Kuvendit.

“Në bazë të nenit 13 të Rregullore së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshlli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do ta marrë në shqyrtim raportin në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet mbi çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes. Për sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve”

Në korrik të vitit të shkuar, Këshilli i Legjislacionit me votat e shumicës socialiste miratoi një raport, ku sugjeronte rikthim edhe një herë në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet. Ndërsa opozita thotë që bazuar praktikës së mëparshme,  duke e dërguar  në seancë që mandati Xhaçkës të çohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese./ abcnews.al