Reperi shqiptar, Lumi B ka zbuluar se është bërë me një shtëpi të re. Ai ka treguar se bashkë me familjen e tij ka blerë një vilë luksoze, që do të jetë streha e tyre më e re. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. Kjo duket se është një zonë ekskluzivisht për personazhe VIP, pasi reperi ka treguar se aty banojnë edhe gjithë miqtë e tij.

Vila e re e reperit ndodhet në fshatin Makresh, ku kanë blerë edhe miqtë e tij nga një shtëpi.

“U bona edhe une kojshi  me krejt shokt e mi”, shkruan Lumi në një postim, ku tregon pak pamje nga lagja që iu bashkua.

Ndërkohë para disa javësh edhe reperi Ledri Vula zbuloi se ka blerë një vilë të re në këtë zonë. Përmes një postimi në InstaStory, ai tregoi se i është bashkuar artistëve të tjerë me një shtëpi të blerë në Makresh.

“Krejt komshinjtë i kisha miq”, shkroi Ledri krahas fotos.

Kujtojmë se dy reperët janë shok të mirë me njëri-tjetrin prej vitesh dhe prandaj të dy thonë se janë komshinj me miqtë e tyre. Madje Lumi B dhe Ledri Vula kanë disa bashkëpunime me njëri-tjetrin ën repertorin muzikor që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.