Është zbardhur urdhëri i ministres së Arsimit Evis Kushi për ngritjen e grupit të punës që do të bëjë  vlerësimin e pikëve të maturantëve në testin e matematikës.

Në urdhër theksohet gjithashtu se do të bëhet dhe një analizë e pyetjeve të provimit mbi vështirësitë që ato mbartin, nga ekspertë të fushës së matematikës, mësues dhe studentë.

Ky vendim vjen pas protestave të maturantëve, të cilët kërkuan rivlerësimin e pikëve të nevojitura për të marrë notën 10.00 në matematikë, ku nga 60 pikë që ishte paraprakisht, u kërkua ulja e pragut në 50 pikë.

Nisja e argumentave erdhi nën argumentat e maturantëve se koha e provimit ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur të gjithë provimin, si dhe pyetjet në vlerësimin e tyre ishin të ngatërruara.