Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarëve të rinj në 3 degë të Partisë Demokratike.

Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Andi Beliu me 65% të votave, në Paskuqan u shpall fitues Anton Pjetërnikaj me 86% të votave, ndërsa në Degën 16 fitues është Eduard Rexha me 69.7% të votave.

Njoftimi i PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 10 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Andi Beliu me 65% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega Paskuqan.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Anton Pjetërnikaj me 86% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 16 Tiranë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 16 Tiranë u shpall Eduard Rexha me 69.7% të votave.