Ambjentalistët vendosin kosha dhe pastrojnë ambjentin

Krasta konsiderohet si mushkëria e qytetit të Elbasanit dhe numri i personave që e frekuentojnë çdo ditë për natyrën e mrekullueshme dhe ajrin e pastër është i shumtë. Ky vend i mrekullueshëm shfrytëzohet edhe për piknik dhe aktivitet fizik por të shumtë janë edhe ata të cilët nga papërgjegjshmëria pasi kalojnë kohë këtu hedhin edhe mbetjet duke bërë që niveli i ndotjes të arrij në shqetësim.

Për këtë arsye një grup ambjentalistësh lëshuan një thirrje në rrjetet sociale për të kontribuar në vendosjen e koshave të plehrave përgjatë pjesës frekeuntuese të Krastës. Iniciatori i nismës Flladi Pengu u shpreh me keqardhje për ndotjen e ambjentit.

Qytetarët të cilët i mbeten besnik Krastës dhe resurseve të saj ,përcjellin mesazhin e tyre për një mjedis sa më të pastër. Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit i cili nëpërmjet të rinjve vullnetarë mblodhi mbetjet e akomuluara në zonë.

Edhe pse ndër vite Kodër-Krasta ka rënë pre e zjarrit, madje shumë pemë janë dëmtuar sërish kjo hapësirë e konsideruar ndryshe si mushkëria e qytetit të Elbasanit preferohet ndjeshëm nga qytetarët të grup-moshave të ndryshme.