LetsGoDigital raporton se ky aplikim u bë publik në datën 9 dhjetor. “Në këtë aplikim përshkruhet një pajisje elektronike me një mekanizëm lëvizës i cili kontrollon ndërrimin e madhësisë së ekranit.”

Ekrani mund të zgjerohet duke u rrotulluar nga pjesa qendrore e tij dhe madhësia mund të reduktohet sërisht përmes të njejtit mekanizëm.” thotë Samsung. Ilustrimet që shoqërojnë këtë aplikim tregojnë një dizajn tipik të rrumbullakët. Kur butoni anësor të shtypet, atëherë ekrani do të zgjerohet me 40% dhe do të marrë një formë ovale.

Në dizenjot mund të vihet re dhe prania e një kamere në qendër të ekranit. LetsGoDigital thotë se Samsung beson se në këtë smartwatch mund të përfshihen dhe disa sensorë optikë bashkë me një flash. Mirëpo patentimi fokusohet kryesisht në mekanizmin që bën të mundur zgjerimin e ekranit.

Kjo mund të jetë diçka e re për sa i përket smartwatch-eve, por kompania ka eksperimentuar prej kohësh me ekranet e zgjerueshëm. Taahmë si duket ka ardhur momenti që këto shërbime të vijnë nga smartphone-t në smartwatches.