A ka marrë Patozi një ftesë për të qenë pjesë e strukturave të PD?
Astrit Patozi :“Kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie sepse unë kam një vision të ndryshëm politik me Foltoren si filozofi politike. Nuk e gjej veten aty. E rendësishme është se as ne si parti e re nuk na bëhet mirë për të qene Brenda Foltores dua të them që as nu ki duhemi as nuk na duhet PD ajo të vazhdijë rrugëtimin e vet dhe ne i kemi të gjitha mundësitë që të bashkëpunojmë pse jo në mënyrë më të ndershme dhe më eficente në përputhje me interesat e publikut kështu që nuk na pengon asgjë që të bashkëpunojmë por këtë problematikën e PD nuk kemi pse e vuajmë ne të tjerët. PD po korr atë që ka mbjellë.
Protesta e opozitës a ishin të mjaftueshme për të rrëzuar regjimin?
Astrit Patozi : “Po të ishin të mjaftueshme do kishte zhvillime ndaj për sa kohë jemi në stalacion sigurisht kanë qenë të pamjaftueshem jo sa i takon pjesmarrjes. Mendoj se protestat e ndihmojnë aksionin opozitar por që nuk e arrijnë objektivin. Këto protesta nuk kanë pasur akumulimi të zemërimit qytetar ndaj qeverisë dhe opozita i ka shkuar nga mbrapa. Ka qenë e kundërta. Kanë qenë protesta të thirrura nga opozita edhe për problemet e saj të brendëshme. Kam përshtypjen se stina e protestive ka mbaruar. Mbase mund të kemi edhe nje protestë të fundit para zgjedhjeve po që e shoh larg. Qëllimi i opozitës nuk është të mburren 1 apo 3 ditë me masivitetin e një proteste për të treguar që është gjallë. Qëllimi i një opozite është të arrij objektivat elektoral dhe kjo arrihet përmes zgjedhjeve. Mos bëj asnjë protestë por fito zgjedhjet dhe je në rregull me atë që duhet”./ Egnatia news