Në zyrën e Lulzim Bashës janë orët e fundit të negociatave me aleatët  për pozicionet që ato do kenë në listën e PD-së.

Një ditë para skadimit të afatit të  regjistrimit të koalicioneve në KQZ, Top Channel   ka mësuar se opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”,  një emërtim i njëjtë me sloganin e saj për këtë fushatë elektorale.  Opozita  jashtëparlametnare    pritet që të regjistroje  nesër në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve   koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin  e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike  brenda koaliconit për çdo zonë zgjedhore. Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.

Marrëveshja e koalicionit është ende e hapur   pasi Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me Kryerepublikanin Fatmir Mediu për  pozicioniet që  do i takojnë republikanëve në listën  e Partisë Demokratike. Detaje po ashtu janë lënë ende te hapura me partine e Idrizit. me herët   Top Channel raportoi se Basha po negocion edhe me deputete te cilet i etiketoi “tradhtarë” pasi pranuan mandatet  e opozitës në vitin 2019.

Top Channel