Punimet për Urën e Vashës në Rrugën e Arbrit kanë përfunduar me sukses.

Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama, duket se gjithçka ka marrë drejtimin e duhur.

“Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari”, shkruan Rama në Facebook.

Ura e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbrit është më e larta në rajon, 152 metra. Për këtë urë janë hapur gjashtë tunele dhe është arritur me sukses përfundimi i punimeve.

Ura e Vashës ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit. Në dy anët e saj gjenden tunele. Pranë urës së vashës ndodhet një tjetër urë e ngjashme, ajo e fshatit, e cila lidh dy shpate mali, që vazhdojnë direkt me tunele.

Top Channel