Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Bashkim Sollaku, 52 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi është konstatuar jashtë banesës së tij, në cënim të vendimit të datës 26.02.2022, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, 52-vjeçari, gjatë kohës që levizte jashtë banesës, i ka dëmtuar pasqyrën dhe xhamin, makinës tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Xh. L.