Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar personalisht me anë të një statusi në rrjetin social “tëitter” pas protestës së njoftuar nga ish kryeministri Sali Berisha të shtunën në 8 janar para selisë blu.

Në reagimin e tij, Basha shkruan se kjo ishte hera e parë që dikush i cili është shpallur i padëshiruar nga SHBA thërret një protest të tillë kundër partisë së tij. Ai tha se Berisha kërkonte që PD të kthehej në bunker në mbrojtje të këtij të fundit.

Postimi i Plotë nga Lulzim Basha:

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.