Gazetarja Klodiana Lala thotë se Nuredini Dumani ka bërë të tjera rrëfime për ngjarje kriminale, të cilat nuk janë përfshirë në dosjen e bërë publike në media.

Ajo tha se bazuar në këto rrëfime po hetohen gjithashtu edhe 3 prokurorë dhe 2 drejtues policie.

Lala shtoi se Dumani ka folur për ngjarje që kanë të bëjnë me të tjera qytete.

“Nuredin Dumani ka folur për ngjarje që nuk janë përfshirë në këtë dosje dhe që kanë të bëjnë me Shkodrën, kanë të bëjnë me Lezhën”, tha Lala në emisionin “Opinion”.