Tjetër serial i prodhuar prej kësaj kompanie rrëmben miliona teleshikues

Një seri e re spanjolle e quajtur “The Mess You Leave Behind” (Rrëmuja që lë pas) është cilësuar si më i pelqyeri i momentit duke zhvendosur në vend të dytë “The Queen’s Gambit”. “The Mess You Leave Behind” i prodhuar nga Netflix përmban 8 episode dhe aktuliasht është shkarkuar nga miliona njerëz në të gjithë botën.

I vendosur në një mjedis rural, seriali spanjoll ndërthur historinë e protagonistëve të saj, të luajtur nga Inma Cuesta dhe Bárbara Lennie. Cuesta luan rolin e Raquel, një mësuese e re e cila punon në një shkollë në fshatin Galici.

Raquel sapo ka ardhur në qytezën e bashkëshortit të saj, do të zëvendësojë Viruca-n, mësuesen e letërsisë e cila ka ndërruar jetë në rrethana misterioze. Ndërkohë që Raquel përfshihet padashur në zbulimin e këtij misteri, kupton që po rrezikon jetën e saj.

“The Mess You Leave Behind”, është një histori misteri që kombinon dy kohë të ndryshme dhe përmban intriga dhe thriller.

Një serial që të mban të lidhur përpara ekranit ku suspanca që krijohet pas çdo detaji që kërkon shpjegim, fakte të pazbuluara rreth personazheve dhe të fshehtat që mban secili prej tyre.

Ky vjen me regji nga skenaristi dhe regjisori Carlos Montero, i cili ka realizuar gjithashtu edhe skenarin e sezonit të dytë të serialit shumë të famshëm për adoleshentë Elite.