Selamet Mehmetaj ka treguar për Daily Mail se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit në Britani.

Baroni i drogës, siç e quan Daily Mail, Benzi i të cilit kushton £50,000 dhe është pa traga të përparme ka rënë dakord të takojë klientë të rinj pasi ata e kanë kontaktuar nëpërmjet faqes anonime në Instagram ku reklamon biznesin e tij.

28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis dhe mbledh sytha për t’i shitur.

Më tej ai tregon se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta “tradhtojnë” duke u mburrur me faktin se si i preu 2 gishta një klienti i cili nuk e pagoi dhe ja mori lekët para se t’ia priste këmbën.

Njihuni me ‘Djallin’, i cili po bën miliona nga biznesi i tij i shitjes së drogës me shumicë.

Në faqen e tij në Instagram “Albaninan Blood”, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë.

Dhe siç shkruan media britanike, Instagram e hoqi faqen pasi u kontaktua nga Daily Mail.

Por ndërsa faqja ishte ende Live, gazetarët e fshehtë të Mail-it të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të medieve sociale. Pas kësaj, Mehmetaj i takoi pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Kërkohej nga Italia, arrestohet 40-vjeçari në Shijak. Akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura
Gjatë takimit ai ishte mburrur se iu shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 paund.

Mehmetaj, i cili është nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe në mediet sociale për ta promovuar atë.

Përballë me ‘Djallin’, Daily Mail sjell rrëfimin e

Edhe pse faqja e tij “Albanian Bllod” që do të thotë “Gjak shqiptari” u fshi në Instagram, faqet e tjera të tij, të cilat nuk promovojnë kanabisin, mbeten aktive.

Ai tregoi për gazetarin e fshehtë të Daily Mail se si biznesi i tij lulëzoi gjatë bllokimit nga Covid sepse të gjithë ishin në shtëpi.

Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis – të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij – duke përfshirë ‘stardog’ me forcë të lartë dhe ‘tortën e dasmës’ super të fuqishme.

Ai tha se shet çdo bimë për 10-15 paund dhe bën miliona nga biznesi i tij.

Instagrami luajti një rol të madh në reklamimin e biznesit, tha Mehmetaj, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes “Albanian Blood” e cila kishte pothuajse 1000 ndjekës.

Në profilin e tij në internet ai quhet “Djalli”.

“Kështu më quajnë mua,” tha 28-vjeçari.

Ai tregoi se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’ dhe në një paralajmërim të fshehtë, përshkroi mënyrën se si e trajtoi një klient që nuk paguante, shkruan Daily Mail.