Ato janë të mira për ju në të gjitha format, të njoma, të thata. Thjesht shtimi i tyre në dietën tuaj ul mundësinë për të marrë sëmundje të zemrës, një rrezik i madh shëndetësor në SHBA dhe në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë megjithëse i kemi arrat me shumicë.

Ndër të tjera, ato ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit. Gjithashtu arrat mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga kanceri i prostatës dhe të mbani trurin tuaj sa më të shëndetshëm edhe pse mosha ecën.

Dhe, sipas një studimi, ju keni më shumë gjasa të ushqeheni përgjithësisht shëndetshëm në qoftë se ata janë pjesë e rregullt e dietës suaj. Provojini ato bashkë me mollët në sallatë e do mbeteni të kënaqur.

Për shkak se ata rriten nëntokë dhe jo në pemë, kikirikët teknikisht janë bishtajore. Por nga vlerat ushqyese ata janë si arrat. Ata janë plot me proteina dhe vitamina të tjera, kështu që merrni disa prej tyre në ushqimin tuaj të mëngjesit.

Arrat braziliane

Këto arra të mëdha, janë të mbushura me selen, një element i njohur për të ndihmuar në luftimin e inflamacionit. Gjithashtu ndihmon në mbrojtjen kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Hani vetëm disa prej tyre, ose shtoni ato në gatimet që bëni në shtëpitë tuaja.

Bajamet po bëhen gjithnjë e më popullore në SHBA dhe për arsye të mira. Ata janë plot me yndyrë të shëndoshë, të pangopura, proteina dhe fibra.

Për një ëmbëlsirë të shpejtë, provoni një tortë me bajame. Ju mund të gatuani ushqime të ëmbla me arra dhe bajame në të njëjtën kohë.

Nëse gjalpi i zakonshëm nuk është ushqimi juaj më i preferuar, ndoshta provoni gjalpë kikiriku në vend të gjalpit të zakonshëm. Të shqetësuar për yndyrën? Mos u bëni merak.

Kikiriku dhe faroret e tjera nuk kanë yndyrë të “keqe”. Disa studime madje sugjerojnë që ngrënia e kikirikëve mund t’ju ndihmojë të dobësoheni, ndoshta sepse ata e kënaqin urinë tuaj aq mirë.

Fistiqet janë të shijshëm në vetvete dhe legjendare në bakllava turke. Ata gjithashtu janë të pasur me antioksidantë dhe mund të ndihmojnë në luftën tuaj kundër inflamacionit.

Ka disa të dhëna që thonë se nëse ju konsumoni fistiqet keni më pak rrezik që të sëmureni me gurë në tëmth. Nëse ju keni pasur ndonjëherë një krizë të fshikëzës së tëmthit (shkaktuar nga gurët e tëmthit), ju e dini se sa e rëndësishme mund të jetë ky fakt.