Një zjarr ka përfshirë një kasolle në fshatin Kuqan në Elbasan.
Flakët që përfshinë kasollen, për pak rrezikuan dhe shtëpitë aty pranë.
Zjarri u shkaktua nga pakujdesia dhe menjëherë në vendin e ngjarjes u nisën zjarrfikëset të cilat bënë të mundur vënien në kontroll të flakëve dhe parandalimin e rrezikut për banorët.
Kasollja brenda ka pasur materiale lehtësisht të djegshme, të cilat favorizuan përhapjen e flakëve me shpejtësi