Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagje “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./Egnatia news