Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt pas 5 vitesh beteja në gjyqësorin amerikan ka arritur të marrë të drejtën e kujdestarisë të përbashkët të fëmijëve që ka me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Angelina Jolie.
Burime të së përditshmes britanike “Daily Mail” shprehen se 57-vjeçari ndihet i çliruar nga ky vendim dhe planifikon që të shpenzojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fëmijët e tij.
Jolie dhe Pitt janë prindërit e gjashtë fëmijëve, pesë prej të cilëve janë minorenë: Maddox 19 vjeç, Pax 17, Zahara 16, Shiloh 14 dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12 vjeç.
Kjo është hera e parë që një gjykatës merr vendim në favor të Brad Pitt. Prej hyrjes në fuqi të këtij vendimi dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të tyre.