“Përveç detit i kemi të gjitha”, është kjo logoja që ndeshet sapo hyn në qytetin e Përmetit.

Këtë mënyrë ka zgjedhur zyra e Turizmit për tërheqjen e vizitorëve dhe promovimin e gjithçkaje që qyteti ofron gjatë stinës së verës. 

Tashmë mundësia për t’u njohur me natyrën e veçantë, traditën dhe vlerat kulturore e historike të këtij vendi është më e madhe falë shërbimit që ofron kjo zyrë. Por për shfrytëzimin sa më të mirë të zonës në funksion të turizmit dhe rritjen e numrit të turistëve nuk mungojnë edhe projektet e bashkisë. Këtë vit qytetin jugor e kanë vizituar më shumë se 700 turistë të huaj.